Kryebashkiakja Emiriana Sako ka reaguar në faqen e saj në “Facebook” mbrëmjen e sotme, e cila është dhe nata e parë që bulevardi “Epidamn” kthehet në pedonale për të gjithë qytetarët e Durrësit!

Sako falënderon policinë bashkiake dhe atë të shtetit për bashkëpunimin në realizimin e këtij vendimi.

“Të gjitha pikat ku rrugët bëhen një kalimëshe do të mbikëqyren vazhdimisht nga patrullat tona për të orientuar përdoruesit e mjeteve.

Ftoj të gjithë qytetarët të lënë makinat e të lëvizin në këmbë për të shmangur trafikun si dhe për të shijuar xhiron durrsake në të gjithë hapësirën e qendrës së qytetit!”, shkruan Sako.

Qarkullimi dhe parkimi i mjeteve, nisi zbatimin nga sonte më 29 qershor dhe do të zgjatet deri më 15 shtator

(Lexo edhe: Bulevardi “Epidamn” kthehet në pedonale, largohen makinat nga sonte deri më 15 shtator)