Një video amatore në Bullgari, e cila po bën xhiron e botës tregon se si të ashtuquajturit vigjilentë bullgarë ndalojnë tre emigrantë duke i lidhur dhe detyruar ata të shtrihen në tokë në mes të pyllit. Një nga anëtarët e këtij grupimi u thotë atyre: “Jo në Bullgari, kthehuni në Turqi.”, transmeton balkanëeb.
Videoja është xhiruar në Stranxha, një zonë malore pranë kufirit turk, raportoi ëebsite bullgar i lajmeve BTV. Shefi i policisë kufitare bullgare Antonio Angelov, i cituar nga BTV deklaroi se një arrestim i tillë i emigrantëve ishte i paligjshëm. Bullgaria ka ngritur një gardh teli përgjatë kufirit të saj me Turqinë. Sipas Angelov, tre emigrantët e treguar në video thanë se ishin afganë. Kjo video ka zenë hapësirën kryesore të lajmeve në televizionet bullgare, të cilët tashmë po analizojnë edhe veprimtarinë e grupimit të vigjilenteve bullgarë të cilët në mënyrë vullnetarë po mbrojnë kufirin nga emigrantët sirianë dhe të etnive të tjera që synojnë të shkojnë në Europë.