Në Durrës merkato ka nisur me mbrojtësin Bojan Gjorgievski, ndërkohë që pritet të ketë edhe afrime të tjera, kryesisht nga jashtë vendit. Një ditë më parë u tha se edhe Jordan Apostolov do të jetë pjesë e durrsakëve, por tanimë vjen njoftimi i dytë dhe mesfushori bullgar do të duhet të gjejë një tjetër ekip.

NJOFTIMI I TEUTËS:

Duke marr shkas nga informacionet e publikuara së fundmi në mediet e shkruara, dëshirojmë të përcjellim këtë sqarim për mbarë opinionin sportiv: “Klubi i Teutës konfirmon se nuk ka gjetur marrëveshjen me mesfushorin bullgar, për arsye të mos kalimit të provës nga lojtari Jordan Apostolov dhe në këtë mënyrë lojtari është larguar nga Teuta”.