SOFJE, 26 shkurt 2013 – Kontrabanda e cigareve nëpërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë në drejtim të Bullgarisë është rritur ndjeshëm, deklaroi sot para gazetarëve drejtori i Agjencisë Kombëtare të Doganave Vanjo Tanov, i cituar nga mediet bullgare. Lidhur me cigaret “duty free” ka orvatje për kontrabandë nëpërmjet kufirit turk, specifikoi Tanov.
“Tregu ynë është i kufizuar dhe industria në vend plotëson nevojat e tregut tonë",- tha drejtori Tanov.
Tipike në vitet e fundit ishte transiti nëpër territorin e Bullgarisë i cigareve kontrabandë. Në Agjencinë Kombëtare të Doganave është krijuar një drejtori e kundërzbulimit ekonomik dhe hetimeve. Janë krijuar mbi 90 ekipe mobile në sektorë dhe departamente.
Në muajt në vijim, kolegët francezë do të trajnojnë doganierët bullgarë, me ekipe të përbashkëta. Por aksionet kundër biznesit të mallrave kontrabandë, kanë rezultuar me rritjen e prodhimit të cigareve dhe duhanit në vend, tha zëvendësministri i Brendshëm Veselin Vuçkov.
Tregtia e cigareve të paligjshme në internet dhe krijimin e rrjeteve të shpërndarjes janë probleme të mëdha në këtë fushë, njoftoi MPB. Kjo u bë e qartë gjatë prezantimit të projektit “Lufta me krimin e lidhur me shpërndarjen e produkteve të duhanit, pa ose me grupe falsifikuesish apo me markë të huaj”
Sipas Angel Antonovit, kryekomisar, nr.1 i policisë së shtetit, prodhimi më i madh i cigareve dhe produkteve të duhanit bëhet në rajone të vogla dhe të varfra të vendit.
Nëpërmjet një projekti planifikohet trajnimi i 150 punonjësve të policisë ekonomike për luftën kundër kontrabandës së cigareve.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/