Banka Kombëtare e Serbisë ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Popullore të Kinës për përdorimin e Juanit kinez.

Masa do të ndihmojë ndërmarrjet dhe institucionet financiare të të dyja vendeve të përdorin monedhën kineze për transaksione ndërkufitare dhe të promovojnë më tej tregtinë dypalëshe dhe lehtësimin e investimeve, thuhet në një njoftim nga Banka e Kinës.

Më konkretisht do të vendoset një bankë specifike në Serbi që do të mundësojë rregullimet mes transaksioneve mes palëve. Ndërkohë, qeveria e Bullgarisë do të heqë taksat për tranzitin e gazit rus që kalon nga ai shtet për në Serbi dhe Hungari.

Për heqjen e kësaj tarife, Serbia kishte paraqitur një kërkesë në Komisionin Europian. Ndërlidhësi i gazit mes Serbisë dhe Bullgarisë u vendos zyrtarisht në funksion të dielën e kaluar. Investimi për tubacionin kapi vlerën e 94 milionë eurove, në të cilin ka kontribuar dhe Bashkimi Europian.