Asambleja Kombëtare e Bullgarisë ka miratuar propozimin e Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Kuvendi Kombëtar i Bullgarisë i dha mandat kabinetit që të miratojë propozimin francez për Maqedoninë e Veriut.

Ky është hapi i parë i marrjes së dritës së gjelbër për heqjen e vetos dhe nisjen e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Eurodeputetët e miratuan propozimin frncez me 170 vota për dhe 37 kundër, ndërsa 21 abstenuan.

Projektvendimi që i hap rrugë fillimit të negociatave për anëtarësim të Shkupit do të kalojë për nënshkrim në Këshillin e Ministrave.

Parlamenti bullgar e hoqi veton me kushtin që sipas propozimit francez, Komisioni Evropina do të shërbejë si arbitër sepse tani procesi i anëtarësimit i RMV është i lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë.