Teksa për negociatat i ka vendosur veton, Bullgaria ka vendosur të ndihmojë Maqedoninë e Veriut me vaksina anti-Covid.

50 mijë vaksina Pfizer i ka dhuruar shteti bullgar fqinjëve të tyre në luftën ndaj COVID-19. Parlamenti bullgar e kishte miratuar donacionin që më 8 shtator.

Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë, Stojço Kacarov sqaroi se donacioni duhej të dërgohet që në qershor, por prej problemeve me procedurave nuk ka qenë e mundur.