SOFJE, 17 shkurt 2013– Disa qindra protestues u mblodhën në kryeqytetin Sofje të Bullgarisë të dielën kundër teprimeve të kompanive private energjetike.
Manifestimet e së dielës janë në vazhdim të valës së fundit të protestave kundër fauturave të fryra të dritave dhe ngrohjes, raporton agjencia e lajmeve e Sofjes “novinite.com”.
Protesta u organizuan te ndërtesa e Ministrisë bullgare të Ekonomisë, paati pjesëmarrës të të gjitha moshave, përfshirë edhe nëna me fëmijë të vegjël.
Protestuesit bërtisnin në kor: “Poshtë Mafia!”, “Qeveria të japë dorëheqjen!”, “Pushteti qytetarëve”. Ata kaluan nën dritaret e ndërtesës së ministrisë, duke bllokuar kështu trafikun në Rrugën “Rakosvki”.
Demonstruesit kërkojnë shtetëzimin e tre kompanive energjetike – CEZ, EVN, dhe Energo-Pro, duke ia kaluar “KESH”-it shtetëror të Bullgarisë. Njëkohësisht bëhej thirrje për publikimin e të gjitha kontratave të fshehta në sektorin energjetik të Bullgarisë, ngarkimin me përgjegjësi ligjore të atyre që nënshkruan këto kontrata etj.
Kurse Radioja Kombëtare Bullgaria njofton se protestat kundër faturave të fryra të energjisë elektrike po shndërrohen në trazira sociale kundër papunësisë, varfërisë dhe kundër kostove të larta për që u duhet të përballojnë në sistemin shëndetësor.
Protestuesit bënë thirrje për një Bullgari të bashkuar. Ata shpalosën një flamur bullgar 15-metër dhe duke kënduar himnin kombëtar marshuan drejt ndërtesës së parlamentit.
Njerëzit bërtisnin kundër premtimeve boshe për 23 vjet dhe se nga pritja e gjatë, po u humbiste durimi.
Demonstratat në Sofje janë pjesë e një proteste mbarëkombëtare kundër monopolit të kompanive të energjisë elektrike dhe faturave të tyre të fryra.
Radio Focus njoftoi se në qytetin e dytë më të madh të Bullgarisë, Plovdiv, për më shumë se një orë e gjysmë mbi 7 000 veta organizuan një protestë me thirrje në kor, fishkëllima dhe madje u grisën portrete të politikanëve bullgarë. Posterët me politikanët bullgarë kishin mbishkrimin: “Ata duhet të paguajnë!”.
Më shumë se 1,000 banorë në qytetin Dupnica bllokuan autostradën ndërkombëtare E-79. Ata filluan një procesion proteste në rrugë, në pjesën në afërsi të tuneleve.
Rreth 8,000 njerëz bllokuan sheshin para katedrales së në qytetin e Varnës, njofton “Fokus”-i.
Mbi 3000 njerëz protestuan kundër faturave të energjisë elektrike në qytetin e Shumenit.
Në qytetin e Pazarxhikut protestuesit i prenë kokën një kuçedre me tri kokë, që simbolizonin tre kompanitë që duhen shtetëzuar (CEZ, EVN, dhe Energo-Pro).
Pati një alarm fals për bombë në zyrën qendrore të kompanisë shpërndarjes së energjisë elektrike EVN në qytetin bullgar të Asenovgradit, njoftoi zyra e shtypit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut.
/ th. m. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/