Ashtu si shpërthimet e fishekzjarrëve ose zhurmat e pjatave kur thyen, edhe bullizmi mund të “rizgjojë” gjendje alarmante dhe ankthe tek viktimat që e vuajnë atë, madje edhe shumë vite pas përvojës së tmerrshme, shkruan salute.eu.

”Ky lloj çrregullimi i stresit posttraumatik aktivizon gjendjen  emocionale të trurit si dhe sistemet autonome të reagimit ndaj kërcënimeve”, deklarojnë studiuesit e universiteteve të Turqisë dhe Finlandës të cilët kryen studimet dhe i botuan ato në ”Journal of Neuroscience”.

“Rezultatet na tregojnë se sa të thella mund të jenë plagët dhe shenjat e një viktime të bullizmit”, komenton Matteo Balestrieri, ish-profesor i Psikiatrisë në Universitetin e Udines.

“Ngacmimi mund të gjenerojë trauma, dhe ata që e kanë vuajtur atë janë më të ndjeshëm për ta kujtuar atë, edhe nëse kanë kaluar vite”, shpjegon Balestrieri.

”Është si një plagë gjithmonë e hapur dhe të dëshmosh diçka të tillë është si t’i hedhësh kripë, duke e bërë të digjet edhe më shumë”, shton ai.