Ekskluzive e Dyrrahut / Sateliti i sektorit gjeografik të Departamentit amerikan të Shtetit, pikërisht afër koordinatave të ngjarjes tektonike, zbulon mrekullinë e natyrës
TIRANË, 16 gusht 2013 – Tërmet afër një “shpulle”, që ka krijuar natyra në Bulqizë, këtë e zbulojnë amerikanët. Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar më 15 gusht 2013, ora 20:42:37 (GMT) ose në orën 22:42:37 (koha e Shqipërisë) një tërmet të papërfillshëm, me forcë M=2.3, epiqendër në thellësinë 20 km, në qytetin e Bulqizës në koordinatat 41.49°V, 20.2°L (shih pikën blu në hartën nr. 1 dhe shigjetën e gjelbër në foton nga kozmosi dhe hartën nr. 2). Por sateliti i sektorit gjeografik të Departamentit amerikan të Shtetit, pikërisht afër koordinatave të ngjarjes tektonike, zbulon një mrekulli të natyrës: një “pëllëmbë” dore të kthyer përmbys (shih foton kryesore). Dallohen katër gishtat me gjatësi sipas atyre njerëzorë, kurse i pesti, treguesi, është shtrirë, por i rrafshuar nga dukuritë gjeologjike. Në pëllëmbë dallohen edhe dy gunga në formë gjinjsh.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





