Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë në familje. Shtetasi Arjan Rexhepi është arrestuar pas denoncimit për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Policia ka bërë të ditur se 32- vjeçari ushtonte dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, E.M, 22 vjeçe.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal.





