23 tetor 2013- Djeg banesën e saj në qytetin e Bulqizës, Farije Elezi, pasi vuante nga sëmundje mendore. Ngjarja ka ndodhu në lagjen “Minatori”, ndërsa gjatë djegies së banesës, flakët kanë depërtuar edhe edhe në banesën e fqinjit duke djegur një pjesë të mirë të godinës.Makinat zjarrëfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të neutralizuar flakët dhe për të shuar zjarrin. Sipas dëshmive të fqinjëve kjo nuk është hera e parë që e sëmura tenton ti verë zjarrin banesës.





