BULQIZE, 24 mars 2013 – Një person ka mbetur i plagosur në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme. Mësohet se shtetasi Xhevair Koçi, në kohën kur ishte duke punuar në fabrikë, është plagosur aksidentalisht.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me helikopter në spitalin Ushtarak në Tiranë për një ndihmë mjekësore më të specializuar. Ndërkohë, sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.
Policia është duke hetuar për të zbardhur rrethanat e plagosjes së punonjësit të fabrikës.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





