BULQIZE, 16 qershor 2013 – Shënohet viktima e radhës në minierën e Bulqizës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ku minatori 50-vjeçar Bujar Suroqi ka humbur jetën aksidentalisht pasi u rrëzua aksidentalisht nga ashensori që transporton minatorët në galeritë e minierës.

Trupi i pajetë i minatorit është nxjerrë nga galeria ndërsa nga policia është ngritur një grup hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Vitet e fundit miniera e Bulqizës ka marrë dhjetëra jetë njerëzish.

Mungesa e kushteve të sigurisë teknike në punë ka qenë shqetësimi kryesor i minatorëve, të cilët disa herë kanë organizuar protesta, që janë kulmuar edhe në greva urie.