Durrës, 27 gusht 2014 – Teuta ka vazhduar përforcimet me një bum të vërtetë pikërisht ditët e fundit të merkatos.

Pas afrimit të sulmuesit të njohur Vangjel Mile dhe senegalezit Moctar Fall i cili ka filluar stërvtjen katër lojtarë të tjerë tepër cilësorë afrohen në ekipin durrsak, tre prej tyre që vijnë nga ekipi i Tiranës dhe një lojtar kosovar që vjen nga Partizani.

Erjon Hoxhallari, Erlind Korreshi dhe Ardit Peposhi janë lojtarët që sezonin e kaluar luanin me Tiranën ndërkohë që sezonin e ri do të luajnë me Teutën ndërkohë që lojtari tjetër është Besnik Krasniqi.

Erjon Hoxhallari është mbrojtës i talentuar 20 vjeçar që përvecse ka qenë lojtar tek Tirana është aktivizuar rregullisht edhe me kombëtaren e U 19.

Erlind Korreshi është mesfushor 27 vjeç me mjaft eksperiencë dhe sezone më parë ka luajtur me Lushnjën dhe Bylis ndërsa sezonin e kaluar ka qenë titullar në ekipin e Tiranës.

Edhe Ardit Peposhi është një mesfushor mjaft i talentuar 20 vjecar, i cili ka dalë nga akademia e Partizanit dhe më pas ka luajtur tek ekipi i Tiranës tre sezonet e fundit.

Ndërsa kosovari Besnik Krasniqi, i cili ka qenë futbollisiti i vitit në Prishtinë në 2012, ka luajtur sezonin e kalur tek Partizani dhe regjistroi 31 ndeshje me Partizanin, plot 2699 minuta lojë në total, duke qenë titullar i padiskutueshëm në prapavijë.

Krasniqi është mbrojtës 24 vjecar që i jep siguri prapavijës durrsake. Me këto ndërhyrje të orëve të fundit në merkaton e Teutës duket se ekipi ka marrë një tjetër hov cilësor që i jep siguri për sezonin e ri që sapo ka nisur.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/