TIRANE – Ministria e Turzimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve gjatë vitit 2013 ka planifikuar objektiva, të cilat do të realizohen në shumë fusha.
Ministri Bumci deklaroi sot se në fushën e trashëgimisë do të përfundojë muzeu Arkeolgjik i Durrësit, Muzeu i Genocidit Shkodër dhe me përfundimin e projektit, fillimi i punimeve për Muzeun e Burgut në Spaç.
Në fushën e Artit dhe Kulturës do të kremtohet 1700-vjetori i Ediktit të Milanos për lirinë fetare, do të ngrihet Memoriali i viktimave të komunizmit; shtatorja e Dom Nikollë Kacorrit dhe Monumenti kushtuar Kongresit të Lushnjës.
Në fushën e Turizmit do të realizohet futja e Sistemit Gjeografik të Informacionit në faqen e internetit e MTKRS dhe institucioneve të specializuara të varësisë, do të hartohet Strategjia për Zhvillim e Sektorit të Turizmit për periudhën 2013 – 2020.
Në fushën e Sportit do të organizohet në Shqipëri Kampionati Evropian për të Rritur në sportin e Peshëngritjes në datat 5 – 14 Prill dhe Kupa e Botës në sportin e mundjes në Tetor. Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare në Turqi 2013, ndërsa do të krijohet Liga e përbashkët në futboll Shqipëri – Kosovë.