TIRANË, 22 prill 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme Aldo Bumçi u nis ditën e hënë për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, njoftoi MPJ.
Gjatë takimit pritet të diskutohet mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, Afganistan, Gadishullin Korean, marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë, dhe për çështje të tjera në fokusin e aktivitetit të Aleancës.
Ministri Bumçi pritet, gjithashtu, të zhvillojë takime dypalëshe me homologë të vendeve pjesëmarrëse në këtë takim.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





