Reshjet e dendura të shiut në vend kanë shkaktuar daljen nga shtrati ti lumit Buna në Shkodër.
Rritja e nivelit të ujit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje të qytetit, duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperëndimore të qytetit si lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe, Perash.
Nga bashkia e Shkodrës njoftohet se janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi dhjetë familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera.
Prej disa javësh, dhjetëra hektarë në Shkodër janë nën ujë dhe reshjet e dendura të shiut e kanë përkeqësuar situatën. Gjatë natës, forcat zjarrëfikëse kanë punuar për largimin e ujit nga shtëpitë.





