17shtator 2015 – Bunkeri që po ndërtohet mes Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës ka provokuar tension në radhët e ish të burgosurve politike. Një grup i tyre u mblodh sot, duke tentuar të prishë rrethimin mbrojtës të bunkerit.

Mes protestuesve dhe policisë ka pasur përplasje fizike.Policia ndaloi djalin e një prej organizatorëve të protestës, Indrit Hoxha, i akuzuar për dhunë ndaj një punonjësi policie. Sipas Abcnews, plicia i kerkoi Indrit Hoxhes te paraqitej ne komisaritatin nr. 1 disa ore me pas per ta marre ne pyetje, por ai aty eshte arrestuar nga policia. Ndërtimi i bunkerit cilësohet si revokim i kohës së diktaturës.

Vetëm një ditë më parë, në Pezë, u rikthyen portretet e Enver Hoxhës.

/portali DurresLajm/