Elvis Tafa, një nga 4 të arrestuarit për vjedhjen me dhunë të kambistit Agron Shira, paraditen e së premtes më 29 mars, ka zbardhur gjithë skenën e grabitjes gjatë seancës së caktimit të masës së sigurisë.

35-vjeçari Tafa ka deklaruar se e ka realizuar vjedhjen me dhunë të kambistit në bashkëpunim me Xhoni Didon. Ai thotë se e kishin studiuar vendin ku do grabisnin dhe personin dsa ditë më parë.

"Të premten dola nga nga shtëpia në 05:00 dhe shkova takova Xhoni Didon tek Kthesa e Kamzës. Atje kemi ndërruar rrobat dhe përmes një motori të Xhonit kemi shkuar tek 9-kateshet. Disa ditë më parë Xhoni më kishte treguar për vendin dhe personin që do grabisnim. Kur mbërritëm tek vendi kemi ndaluar motorin dhe kemi bërë sikur po i rregullonim gomën. Pas 20 minutash aty po kalonte kambisti me motor. Xhoni i ra me levë dhe ai ra nga motorri. Pasi i mori lekët hipëm në motorr ku i jepja unë dhe u drejtuam nga rruga e Barrikadave. Tek kryqezimi pashë një makinë policie dhe desha të devijoj, por Xhoni më tha të ecja drejt. Meqë nuk iu binda ai më qëlloi me levë dhe kam humur ekuilibrin duke rënë nga motorri. Ai u largua me lekët. Për të kryer vjedhjen na kanë shtyrë Elvis Berisha dhe dhe Blenard Hoxha, të cilëve u kishim boxhe."