26 shkurt 2015 – Gjykata mbretërore e qytetit të Trentit nuk i pranoi argumentat e avokatit të 21 vjeçarit Sonil Roçi dhe e dënoi Sonilin me burg dhe dëbim nga Anglia për në Shqipëri pas vuajtjes së dënimit.
Sonili u kap nga policia në një banesë në qytetin e Trentit, e cila ishte shndërruar në një plantacion kabnabisi. Brenda banesës ishin mbjellë 271 rrënjë kanabis . Për kultivimin e tyre ishte ndërtuar një sistem ujitjeje dhe ndriçimi artificial. Pikërisht, konsumi shumë i madh i energjisë elektrike në këtë shtëpi vuri në dyshim policinë angleze.
Gjatë kontrollit të apartamentit, policia zbuloi kanabisin dhe arrestoi Sonilin. Gjykata gjithashtu vendosi që të sekuestrojë 407 stërlina, që iu gjetën në xhep Sonilit pas arrestimit.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





