21 nëntor 2014– Karabinieria e konsideron Lorenc Ndojin vetëm 22 vjec si bosin e krimit. Ai dyshohet për pjesëmarrje në dhjetra vjedhje me thyerje dhe me dhunë si edhe për të paktën një rrëmbim personi të shoqëruar me dhunë seksuale në rrethana rënduese. Në sajë të avokatëve të zotë e të mirëpaguar, Lorenci deri tani ka arritur të tallet me drejtësinë italiane.
Në shkurt 2013 së bashku me një tjetër hajdu shqiptar Lorenci vjedh me thyerje Barin dhe sallën e lojërave elektronike “Vaniglia Caffe e slot”. Arrestohet nga karabinierët së bashku me hajdutin tjetër Gjokë Aroni, 23 vjeç, ndërsa po përpiqeshin të largoheshin nga vendngjarja me një BMË të vjedhur. Në bagazh të makinës gjejnë mallrat të vjedhura në dy kafene të tjera vetëm një natë më parë. Dënohet vetëm me 18 muaj burg me kusht.
Në 30 tetor 2014 rrëmben një prostitutë shqiptare 20 vjecare e përdhunon dhe e torturon për 26 orë në një dhomë hoteli në qytezën e Bronit, në Provincën e Pavias. Ndërhyrja e karabinierëve, që ndjekin sinjalin e celularit të prostitutës bën të mundur gjetjen e vajzës dhe arrestimin e Lorencit pas një përleshje të shkurtër me karabinierët. Prostituta shqiptare u shtrua për 10 ditë në spital për të kuruar plagët e marra, ndërsa avokati e nxorri Lorencin nga burgu me detyrim paraqitje brenda ditës.
Karabinierët e arrestojnë për herë të tretë të premten në darkë më 20 nëntor 2014, sapo kishte grabitur një banesë në qytezën e Bronxit (bronzi), po në Provincën e Pavias. Në makinë i gjejnë pajisje për të kryer vjedhje dhe dy maska. Në këtë rast Lorenci luante rolin e rojes, ndërsa dy hajdutë të tjerë shqiptarë po vidhnin banesën. Në celularin e Lorencit u gjetën dy sms, që kishte komunikuar me dy “kolegët” e vet gjatë kohës së vjedhjes. Gjykata nuk morri parasysh alibinë e të dashurës italaine të Lorencit, e cila pretendonte se në momentin e vjedhjes Lorenci kishte qenë me të në një bar duke pirë kafe. Gjykata e dënoi Lorencin me 18 muaj burg dhe 600 euro gjobë. E dashura e Lorencit u padit për dëshmi të rremë. Vetura e markës Saab, që iu kap Lorencit, rezultoi e vjedhur dhe do t’i kthehet të zotit. Për Lorencin tani fillojnë telashet, sepse do t’i duhet të përballet edhe me veprat penale, që ka kryer në të kaluarën.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





