Agjërimi i Ramazanit në Arabinë Saudite do të fillojë të mërkurën dhe njerëzit, si vendasit, ashtu edhe emigrantët, duhet t'i shmangen hajes, pijes dhe duhanit në publik

Arabia Saudite ka paralajmëruar turistët se çdonjëri prej tyre që nuk i respekton ndjenjat e muslimanëve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, me ushqim, pije apo pirje të duhanit në publik, do të dëbohen nga vendi.

Agjërimi i Ramazanit në Arabinë Saudite do të fillojë të mërkurën dhe njerëzit, si vendasit, ashtu edhe emigrantët, duhet t’i shmangen hajes, pijes dhe duhanit në publik.

“Ata që kapen do të hetohen e pastaj do të përballen me ligjet konform shkeljeve të tyre”, thuhet nga Ministria e Brendshme, ndërsa transmeton e përditshmja në gjuhën arabe “Al Watan”.

“Dënimi mund të jetë me burg ose me goditje nga kamshiku, ndërsa përveç kësaj, mund të dëbohen edhe nga mbretëria”, thuhet në paralajmërimin e ministrisë.

Burime nga Komisioni i urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, thonë se ministria ka kërkuar nga ata që ta intensifikojë monitorimin nëpër rrugë për t’u siguruar se gjithçka është në rregull dhe shkon sipas ligjit.

“Ky vendim vlen për të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh se a janë musliman apo jo dhe është në përputhje me rregullat dhe ligjet e Arabisë Saudite që në mënyrë rigoroze ndalohet shkelja e etikës publike gjatë Ramazanit dhe të tregojnë mirëkuptim për ndjenjat e muslimanëve gjatë këtij muaji të shenjtë”, shton ministria.