Barjam Tusha do të qëndrojë në burg. Ka qenë ky vendimi i dhënë këtë të premte nga Gjykata e Sarandës për 72-vjeçarin.
Tusha akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 17-vjeçare. Mësohet se i moshuari nuk e ka pranuar akuzën.
Ky shtetas u ndalua nga policia në Sarandë më 21 prill, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një adoleshente 17-vjeçare, e cila ka denoncuar se ai ka abuzuar me të që kur ishte 13 vjeçe. Ajo shkonte për t’i bërë punët e shtëpisë, pasi më parë kishin banuar me qira aty me familjen, por i moshuari ka abuzuar me minorenen.





