TIRANE- Policia e kryeqytetit ka arrestuar një efektiv të forcave speciale pasi akuzohet për vrasje.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 26-vjeçari Aldo Novruz Morina me detyrë efektiv pranë Batalionit të Forcave speciale Zall Herr në Tiranë.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi dy ditë më parë rreth orës 14:20, në rrugën “Kadri Roshi”,  në afërsi të  Spitalit të Pediatrisë, pas një konflikti të çastit ka vrarë me armën e shërbimit 52-vjeçarin Mehmet Beqiri.

Menjëherë pas kryerjes së këtij krimi të rëndë, efektivi është larguar drejt Batalionit të forcave speciale në Zall Herr, ku dhe është vetëdorëzuar sëbashku me armën e krimit.

Gjithashtu policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit  pistoletë Berettë me 4 fishekë, 5 gëzhoja, 4 predha fisheku dhe automjetin tip Benz 250  me targa “TR 2848 A.