Gjykata e Fierit ka lënë në burg 31-vjeçarin Alionid Sali i akuzuar për vrasjen e 46-vjeçarit, bashkëfshatar i tij pas një konflikti me motive pronësie në Patos.
Prokurori kërkoi arrest me burg për autorin dhe detyrim paraqitje për babë e bir Agron dhe Gazmend Seati, që dhunuan nënën e autorit, kërkesë e pranuar nga trupi gjykues.
Vetë autori Alionid Sali ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se ka vepruar në gjaknxehtësi. “Krimin e kam bërë në tension e sipër”, ka thënë ai.





