KORÇË, 12 maj 2013– Gjykata e Korçës ka dhënë masën e arrestit me burg për 33-vjeçarit, ku midis shumë veprave të tjera penale, u akuzua edhe për kryerje marrëdhëniesh seksuale me një vajzë 15 vjeçe.

Ai është Emiljan Dine banues në fshatin Dersnik- Korçë, i ndalur nga policia dy ditë më parë, pasi ndaj tij u deklarua abuzimi seksual me një 15-vjeçare. 

“CV e pasur” e veprave penale

Gjate kontrollit të ushtruar në banesën e Emiljano Dines ne lagjen 10 iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 60 copë fishekë kalibri 9 mm, 1 silenciator armë zjarri, 1 krehër pistoletë, 2 thika, 6 cope pasqyra automjeti, ndërsa ne lokalin ne lagjen 9, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 15.4 gram lëndë e dyshuar si narkotike.  

Ai akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me te mitura”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te ftohta”.