Arrest me burg është masa e dhënë për 7 anëtarët e bandës së kokainës të arrestuar pak ditë më parë në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’.
Gjykata e Shkodrës vendosi masën 'Arrest me burg' për:
-Helidon Marku, 42 vjec, banues në Shkodër, person i dënuar disa herë për vepra të rënda penale.
-Indrit Tagani, 30 vjec, banues në Shkodër.
-Erjon Zekaj, 31 vjeç, banues Koplik i Sipërm, Malësia e Madhe.
-Saimir Arçi, 31 vjeç, banues në Shkodër.
-Aldo Vruçaj, 28 vjeç, banues në Shkodër.
-Aleksandër Matoja, 31 vjeç, banues në Shkodër.
– Kristjan Ujkaj, 31 vjeç, banues në Shkodër. (Arrest me burg me afat 30 ditë)
Të arrestuarit akuzohen për krijimin e një grupi kriminal në fushën e shitjes së narkotikëve. Ata u arrestuan gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 3 Shkurt, në një lokal nate në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Ky ishte vendi ku shpërndahej rregullisht kokainë prej të paktën 3 vitesh.
Autoritetet sekuestruan 2.2 kilogramë kokainë, si dhe bllokuan 489 mijë lekë 635 euro, tri automjete, 10 telefona celular etj.





