Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për Kujtim Ibrajn, babanë vrasës, i cili në gjendje të dehur qëlloi me thikë dy vajzat e tij, dhe fatkeqësisht njëra prej tyre humbi jetën.

Përpara trupës gjykuese, 56-vjeçari nuk pranoi të flasë për ngjarjen, por duke dalë nga salla e gjyqit, u shfaq i penduar duke thënë vetëm: “Nuk kam çfarë të bëj”. Ndërsa avokati mbrojtës i autorit, kërkoi shtrim të klientit të tij në spitalin Psikiatrik, pasi pretendoi se Ibraj nuk është normal.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e fundit të janarit në shtëpinë e familjes Ibraj, ku 56-vjeçari në gjendje të dehur, pas një debati me vajzat i qëlloi me thikë. Nga kjo ngjarje humbi jetën Elidona Ibraj, 17 vjeçe, ndërsa motra e saj 23 vjeçe, Esmeralda, pësoi një plagë në gjoks, por pa rrezik për jetën.