“Dënim me burgim të përjetshëm, për akuzat vjedhje me pasojë vdekjen e dy të moshuarave” ka këkruar prokuroja Anila Bebeci, për tre të arrestuarit Indrit Shaqja 42 vjeҫ, Vilson Elmazi dhe për nipin e tyre Artur Kacamoli. Prokurorja e ҫështjes në konkluzuionet përfundimtare ka bërë me dije se të tre të akuzuaeit kanë bashkëpunuar me njëri- tjetrin, para dhe pas krimit. Sipas organit të akuzës tre të akuzuarit për vrasjen e dy të moshuarave Elsa e Gjinofeva Vava, mesnatën e 1 shtatorit të 2014, janë autorë e bashkëpunëtorë në krim. 

Indrit Shaqja 42 vjeҫ nga Shijaku ka pranuar  me gjakftohtësi krimin e kryer, që nisi fillimisht si një grabitje ordinere, duke marrë përsipër të gjithë fajin.  

42-vjeҫari nga Shijaku, Indrit Shaqja, ka pranuar për krimin gjithҫka,duke marrë autorësinë e tij, përveҫ faktit se grave të moshuara nuk jua kishte zënë gojën me skoҫ, dhe nuk i kishte mbytur ai.

“Unë jam autori asnjë prej të arrestuarve të tjerë nuk ka faj. Nipi i viktimave është shoku im i fëmijërisë, por ai nuk e dinte ҫfarë do të bëja në shtëpinë e tezes dhe nuses së dajës së tij. Ai më mori me makinë atë ditë se ja këkrova unë, por nuk dinte ҫfarë ndodhi më pas. Unë e planifikova të vidhja ndonjë gjë në shtëpinë e mamasë së Arturit, se e dija që shtëpia ishte bosh dhe nëna e tij ishte në Itali. Velsoni ka qënë i pirë, ka qënë në gjumë. Kur jam larguar i kam lënë mirë, merrnin frymë. Nuk kisha qëllim aspak ti vrisja. Por në mëngjes e mësova lajmin nga televizori dhe jam arratisur në Kosovë, në Itali e më pas në Spanjë atje ku edhe më arrestuan”.

Artur Kacanolli nipi i viktimave nuk e ka pranuar akuzën e bashkëpunimit, duke thënë se është i pafajshëm. Me Indrit Shaqjen jemi rritur dhe njihemi që fëmijë. Por Gjinovefa dhe Elsa Vava janë tezja dhe nusja e dajës tim. Nëna jeton në Itali është e ndarë nga babai. Kur vinte në Shqipëri 10 ose 15 ditë unë vija në shtëpi dhe e takoja, rrija me të një apo dy orë e ikja. Nëna ka 2 dhoma në atë shtëpi në katin e parë. Unë atë ditë pasdite e takova Indritin, por ai dhe Velson Elmazi nuk më treguan ҫfarë patën në mendje të bënin, që do të vidhnin shtëpinë e nënës time. Në tre të mëngjesit të datës 2 shtator më ka marrë Indrit në telefon e më tha nëse kisha makinë ta shoqëroja. Isha zgjuar isha në shtëpi po ҫatoja me një shoqe. I thashë që s’kam makinë dhe kaq ishte e gjitha. Nuk e dija që ata kishin bërë atë gjë atë natë. Unë s’kam lidhje me atë që kanë bërë”!  

Gjithashtu ai ka thënë se dëshminë në polici e ka dhënë nën presionin dhe dhunën e parreshtur të policisë. Sipas procesverbaleve të prokurores së ҫështjes Anila Bebeci, Shaqja dhe Elmazi  në bashkëpunim dhe paramendim atë natë kanë shkuar në shtëpinë e të moshuarave, i kanë dhunuar, u kanë mbyllur gojën me skoҫ, i kanë lidhur duar e këmbë dhe u kanë grabtitur rreth 2 milionë lekë, disa monedha floriri dhe sende me vlerë. Në banesë ka qenë edhe një grua tjetër por ajo ishte e paralizuar dhe nuk ka mundur të flasë me policinë për shak të sëmundjes që vuante.

K.H.