Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të dënuar me burg të akuzuarit e çështjes “Babale”.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzoi gjykatësin e çështjes, Artan Gjermeni ndërsa tha se Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi është dënuar nga banda e Lushnjes dhe jo nga një trupë gjyqësore.
“Një vendim i pritshëm, asnjë surprizë që gjyqtari anëtari i bandës së Lushnjës Artan Gjermeni do të merrte këtë vendim ndaj një përfaqësuesi të PD. Në momentin që zotëria do kalojë në vetting do bindeni që kjo që them është e vërtetë. Sot ata janë dënuar nga një anëtar i bandës së Lushnjës. Prokuroria dhe Gjykata kanë marrë një vendim politik për të mbrojtur trafikantët e drogës në Vlorë dhe për t’i mbyllur gojën opozitës dhe medias. Ky vendim nuk do të na ndalë në betejën e përditshme me qeverinë që bashkëpunon me krimin e organizuar por na bën më të fortë për të vazhduar betejën jo vetëm me përfaqësuesit e krimit në qeveri por edhe përfaqësues të krimit në gjykatë e prokurori. Sot Ervin Salianji është dënuar nga banda e Lushnjës pse ka akuzuar bandën e Agron Xhafaj. Ky është fakt. Sot është bërë bashkë banda e Lushnjës me bandën e Agron Xhafajt. Ky dënim sot është për të mbrojtur këto banda”, tha Bardhi.





