12 nëntor 2015 – Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj, në një postim në Facebook ka dalë hapur kundër propozimit të kryeministrit të dorëzuar në Kuvend që vendos dënimin me 3 vite burg për shpifjen ndaj zyrtarëve. Ajo shprehet e bindur, se kundër kësaj nisme do të jetë dhe forca politike që ajo përfaqëson.

“Jam e bindur se Levizja Socialiste per Integrim do jete kunder cdo lloj nisme qe shpifjen e denon me burg!

Shpesh pergjate ketyre dy viteve si pjese e Kuvendit te Shqiperise kam degjuar shpifje ndaj meje. Ne te gjitha rastet te PADREJTA! Megjithate, une zgjodha te jem figure publike dhe kur e bera kete zgjedhje mora gjithashtu persiper te perballem me komente dhe reagime negative. Te qenurit funksionar i larte apo i zgjedhur, te ben te jesh vazhdimisht ne lufte politike dhe lufta nuk eshte gjithmone e drejte. Gjithkush mund te shpif ndaj meje (ndoshta edhe me keq sec eshte bere deri tani), por a mund te barazohet fjala me lirine? Padyshim qe nuk duhet te jete kaq e thjeshte shpifja, prandaj per kete ka procedura ligjore qe e denojne, por nuk do isha kurresesi dakort qe keto masa te ishin ekstreme deri ne heqjen e lirise”, shkruan deputetja më e re në moshë në Kuvendin e Shqipërisë.

/portali DurresLajm/