Një 43 – vjeçar shqiptar është dënuar me 10 vite burg, pasi u shpall fajtor për futjen e 20 kilogramëve kokainë në Britani.

Andi Vezuli, i pajisur edhe me nënshtetësi italiane, u dënua nga gjykata Canterbury Crown.

Ai u ndalua më 1 Qershor nga oficerët e policisë kufitare në Dover, teksa drejtonte një kamion me targa italiane. Gjatë skanimit të mjetit, oficerët dalluan një anomali dhe pas kontrollit ata zbuluan 20 pako me drogë të fshehur poshtë frigoriferit në kabinën e shoferit.

Autorietet britanike e konsideruan kapjen e drogës si një punë të shkëlqyer nga ana e policisë kufitare, që sipas tyre luan një rol kyç në parandalimin e futjes së drogave në Mbretërinë e Bashkuar.