Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën “Arrest në burg” për 10 të pandehurit e kapur gjatë operacionit policor “Neveër forget”.
Ata akuzohen për vepra penale të rënda si pjesë e grupit të Laert Haxhisë. Më herët ka qenë prokurori Kreshnik Ajazi që kërkoi masën e arrestit një ditë më herët.
Aktiviteti i këtij grupi kriminal u dekonspirua nga i penduari i drejtësisë Artan Tafani, që zbardhi shumë nga vrasjet, plagosjet dhe vjedhjet e Laert Haxhisë.
Ky i fundit është kapur nga autoritetet greke në Janinë dhe pritet ekstradimi në Shqipëri. Në mungesë të Laertit kanë 10 anëtarë të bandës sot në seancën gjyqësore.
Të pandehurit:
1.Artan Tafani
2.Laert Haxhiu
3.Lulzim Spahia
4.Ligor Romacka
5.Erisjano Abedini
6.Marglen Topuzi
7.Idriz Manej
8.Bujar Abedini
9.Enriko Xhahysa
10.Bledar Berberi
11. Erisiana Abedini