DURRËS, 3 tetor 2014– Gjykata e Firences në 3 tetor 2014 dënoi me burgim të përjetshëm, me izolim në qeli gjatë ditës (maksimumi i mundshëm) Shako Malajn, 21 vjeç, ndërsa i vëllai Mbarësim Malaj (i quajtur Çino) minoren, (kur kreu krimin) u dënua me 30 vjet burg. Dy vëllezërit, në 28 maj 2013 vranë Daniel Misirajn, 24 vjeç duke i prerë kokën me thikë dhe duke i djegur më pas kufomën. Ata e vranë Danielin, sepse ai u kishte marrë 12 kg marijuanë për ta shitur dhe nuk u kishte dhënë paratë e drogës. Borxhi i drogës ishte vetëm 10 000 euro. Vrasja u krye barbarisht. Shako e mbante të mbërthyer Naldin, ndërsa Mbarësimi i nguli kamën në grykë dhe dalëngadalë ia këputi kokën plotësisht. Hollësitë për vrasjen e Danielit i dëshmoi para gjykatës ish e dashura e Shakos, që ishte e pranishme gjatë vrasjes.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





