TIRANË, 9 tetor 2013 – Mbetet përjetë në burg, Ilir Xhakja, njeriu që vrau ish-komisarin e Shijakut Adem Tahirajn në krye të detyrës. Në momentin e dhënies së vendimit nga gjykata, ai nuk ishte i pranishëm në sallë dhe u përfaqësua nga avokati i tij.
Pas 27 seancave, ku Xhakja me anë të avokatiti të tij Andi Duraj, kërkoi nga gjykata të shmangte burgimin e përjetshëm, gjykatësi Bardhyl Dhama pranoi kërkesën e Prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beci dhe e dënoi me burgim të përjetshëm vrasësin e ish-komisarit të Shijakut Adem Tahiraj.
Sipas Prokurorisë, Xhakja akuzohet për: "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj Adem Tahirajt"; "vrasje e mbetur në tentativë ndaj shtetases Lena Ndoka"; "kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik" si dhe “mbajtje pa leje të armeve luftarake".
Ilir Xhakja e ekzekutoi ish-komisarin Tahiraj me pistoletë, duke qëlluar plot 5 herë rreth orës 18:00 të 13 shtatorit 2012 në vendin e quajtur Katund Sukth të Durrësit, gjatë një operacioni kontrolli në të cilin u ndalua nipi i tij Ledion Krasnaj.
Por, sipas avokatit të Xhakjes, “ka qenë pikërisht ndalimi i nipit të tij si dhe ofendimet që policët i kanë bërë, ato që nxitën ngjarjen tragjike. Ai kërkoi ndryshimin e akuzës "nga vrasje në rrethana të cilësuara" në "vrasje për shkak të tronditjes së rëndë psikologjike."
Ky argument nuk u pranua nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe kryesuesi Bardhyl Dhama, duke e dënuar kështu më në fund me burgim të përjetshëm Ilir Xhakjen, i cili ka dalë disa herë përpara drejtësisë me akuzën e vrasjes, por që gjithnjë ka mundur të dalë i pafajshëm.
Burgim të përjetshëm Xhakjes vrau komisarin Tahiraj
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A do të ketë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Witkoff dhe Kushner takime me delegacionet e Moskës dhe Kievit
SHBA sekuestron një anije cisternë me pronësi kineze pranë Venezuelës, rrit presionin ndaj regjimit Maduro
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Travis Scott dhe Tyla në një lidhje romantike?





