Për festat e fundvitit asnjë nga të dënuarit nuk mund të dalë nga burgu me leje shpërblyese. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ka firmosur një urdhër që ndalon lejet për të burgosurit nga dara 23 dhjetor deri më 5 janar 2016. Zoto tha për Gazetën Shqiptare se, kjo masë vjen për të shmangur ndonjë akt të mundshëm korruptim nga zyrtarët e burgjeve dhe për rendin e sigurinë mes të burgosurve në këto institucione të vuajtjes së dënimit.
Sipas tij, më shumë se 300 të dënuar që kishin bërë kërkesë për leje shpërblyese që të shkonin pranë familjeve për festat e fundvitit, por të gjitha janë refuzuar.
Zoto shtoi se do të jepen vetëm leje të veçanta, që kanë të bëjnë me gëzime apo me fatkeqësi familjare, ku të burgosurit mund të lirohen për pak orë.





