Nga Nebil Çika
4 dhjetor 2014 – Në fakt termin ia “vodha” mikut tim Visar Ziti. Ai e ka shpikur këtë si zhanër te ri letrar nga halli, për librat e tij me subjekt burgjet komuniste, që nuk dinte se si ti cilësonte ndryshe . Kisha kohë që vrisja mendjen se si mund të përcaktohej retorika dhe filozofia politike e kryeministrit Rama dhe rilindjes se tij. Dh ja, nga halli më nxorri Visari me “burgologjinë” e tij letrare. Rama po bën të njëjtën gjë në politikë e ka thyer filozofinë e tij ,një burgologji te mirëfilltë. Fjala burg është fjala më e përdorur në fjalimet e z. Rama por edhe ne aksionin praktik e politik tij dhe qeverisë që drejton.
Dje, opozita denoncoi dhe media raportoi një lajm te rendë për një fëmijëpese vjeç e kishte kaluar natën në burg me te ëmën me vete qe ishte arrestuar pasi nuk kishte paguar dot energjinë elektrike. Shumë pak shqiptarë mund ta kenë menduar qe kryeministri do te arrinte deri këtu, kur paralajmëroi ne fillim te qeverisjes se tij se “nuk keni pare akoma gjë”.
Bëra një krahasim te fjalimeve te fundit te z. Rama me romanin e gjinisë burgologji te Visar Zhitit qe ka si subjekt ngjarje ne burgun famëkeq të komunizmit Qafë Barin dhe pashe qe fjala burg ne fjalimit e z. Rama qe flasin për Shqipërinë demokratike dhe rilindjen e saje , ishte përdoruar tri herë më shumë se sa te libri i visarit qe fliste për vete burgun , Spaçin dhe Qafë Barin.
Burgologji si filozofi dhe burgu si alternative janë sot kryefjala jo vetëm politike e vendit . Por jo vetëm fjalimet. Burgologjia është bere sot një mënyre e mirëfillte qeverisjeje . Çdo dite dëgjojmë,e e shohim arrestime te pleqve grave e fëmijëve qe nuk kane mundësi te paguajnë energjinë elektrike. Bojaxhinj, hidraulikë, pllakaxhi etje qe arrestohen se punojnë pa leje ndërtimi kur vete qeveria ia ka bllokuar edhe atë qe punojnë pao duan te punojnë me leje.
Burgimet më të mëdha u takojani fukarenjve te këtij vendi qe nuk kane asnjë mundësi ta paguajnë energjinë. Ishte vetë qeveria socialiste që u bën thirrje njerëzve te mos paguanin energjinë elektrike. Madje premtoi se do ti falte te gjitha borxhet por nuk ndodhi kështu , Familjet në nevojë, në masë baze elektorale e PS dyhe te majtes u gënjyen keqas kur z. Rama u premtonte faljen e borxheve dhe benefite te tjera te cilat u zëvendësuan me burgun si oferte qeverisëse dhe me birgologjimne vsi filozofi e retorike politike nga z. Rama.
Por edhe burgologjia nuk i prek te gjithë. Burgu si fjale por ehe si veprim juridik prek kryesisht te varfrit qe detyrohen te zgjedhin midis skamjes dhe burgut duke zgjedhuar këtë ofertë speciale të z. Rama dhe qeverisë së tij me Ilir Metën . Pjesën tjetër te abuzuesve dhe hajdutëve të energjisë dhe të gjithë gjërave të tjera, atëqeveritare burgologjia e anashkalon. Dje po flisja me një pronar te një HEC-I te vogël qe ishte ne prag falimentimi. Detyrimi qe i kishte shteti qe i kishte blere energjinë i kalonte te një milionë euro. Ashti si individët dënohen për 30 mije leke te vjetra mospagim te energjisë qe qeveria e konsideron vjedhje ashtu edhe shteti vjedh prodhuesit në një borxh qe rritet me mënyrë drastike për dite. Edhe kjo është vjedhje nga KESH qeveria apo çdo institucion tjetër shtetëror , madje shumë më e madhe se e atij fakirit qe përfundon burg bashkë me fëmijën pese vjeç qe nuk ka ku ta lejë e çfarë t’i japë të hajë. Pse burgologjia e Rames nuk e përfshin edhe shtetin hajdut dhe përfaqësuesit e tij qeveritar. A nuk po vjedhin edhe ata energji madje në shuma të mëdha?! Por ashtu si në kohë të burgologjisë së Zhitit, edhe në burgologjinë e Ramës burgu është për popullin , jo për qeverinë.
Por jo vetëm me Zhitin, por edhe me Hoxhën po ta krahasosh shpeshtësia e fjalës "burg" e thënë nga Rama nuk mund të krahasohet e as të konkurrohet. Me sa duket ajo që nuk kishim kuptuar, nuk kishim parë e nuk e kishim menduar dot ku z. Rama fliste për “rilindje” e zgjidhje për problemet e të varfërve e kishte fjalën për burgun si alternativë dhe burgologjinë si filozofi qeverisëse. Nejse edhe ai nuk e ka fshehur ndonjëherë këtë. Madje dhe e ka paralajmëruar, nuk keni parë gjë akoma. Burgu dhe burgologjia janë specialitet i ish-komunistëve shqiptarë. A nuk janë këta bij te tyre? Institucioni i parë që krijuan komunistët ende pa marrë shtetin në 1944 ishte burgu, më tha dikur në një intervistë autori mbi termin burgologji, Visar Zhiti , një fakt ky qe burgu dhe burgologjia janë një traditë historike e të majtës shqiptare dhe Rama është pjesë politike e gjenetike e saj.
/Minerva/





