Itali, 29 prill 2014 – Gjykata e Kantonit të Ticinos (Zvicra italiane), dënoi me 42 muaj burg një shqiptar, 31 vjeç, që në tetor të vitit të kaluar u kap në kufi me 344.470 euro. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u ndalua nga doganierët zviceranë të pikës doganore të Kiasos (Chiasso) me 344 470 euro kesh, me të cilat po shkonte në Amsterdam të Hollandës për të blerë kokainë.
Në këtë trafik kokaine ai kishte përfshirë edhe të vëllain, rrethanë kjo rënduese për gjykatësin zviceran. Shqiptari kishte edhe precedentë të mëparshëm penalë për trafik drogash të rënda.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





