Një emigrant shqiptar është gjetur fajtor nga një gjykatë në Londër për përdhunim.
Gjin Gjergji, 46 – vjeç, emigrant në Londër, do të vuajë 6 vite burg për përdhunimin e një vajze 15 – vjeçare.
Gjergji, baba i tre fëmijëve, fillimisht i ofroi vajzës transport drejt shtëpisë së saj teksa ajo ishte duke pritur në rrugën Romford Road, në lindje të Londrës, rreth orës 10:30, më 7 Janar 2015.
Pasi 15 – vjeçarja ka hipur në makinë, shqiptari e ka ndalur makinën në një rrugë pa shumë lëvizje duke e detyruar të kalonte në sediljen e pasme.
Duke përdorur forcë, Gjin Gjergji i hoqi pantallonat për ta përdhunuar më pas.





