Partia e Lirisë ka zhvilluar një tubim para Prokurorisë së Posaçme si shenjë proteste për burgosjen e ish-Presidentit, Ilir Meta.

Qytetarë janë mbledhur para godinës, ku mbajnë në duar disa pankarta ku shkruhet “ndal burgimeve politike”.

“Jemi këtu për një mision historik, patriotik e kombëtar”, u shpreh Tedi Blushi.

Protesta nisi rreth orës 12:00, ndërsa në tubim nuk është e pranishme deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, e cila është nën hetim për të njëjtat akuza si bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci.

Gjithashtu nuk ka as përfaqësues të Partisë Demokratike.