Asqeri Mandri jetonte jashtë shtetit, por ishte e fiksuar për të ndjekur hap pas hapi bashkëshorten e tij, ndaj instaloi kamera në të gjithë banesën për ta monitoruar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodër Kamzës, ku nëna e katër fëmijëve mbahej e mbyllur dhe nën vëzhgimin e burrit të saj, i cili e dhunonte sa herë kthehej nga emigrimi.

Por më në fund vetë gruaja mori guximin dhe telefonoi policinë duke i treguar për dramën që po përjetonte.

Pasi mbërritën në banesë, efektivët zbuluan dinamikën e ngjarjes dhe bënë arrestimin e autorit.