Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës vijon të jetë ende nën ujë. Niveli arrin në disa cm, sic duket edhe ne pamjet që “DurrësLajm” po publikon.

Edhe zona përreth ku ndodhet burgu, e gjithë Këneta ndodhet nën pushtetin e ujit. Përveç disa prej akseve kryesore, rrugët dytësore si dhe banesat e bizneset kanë prezencë masive uji.

Në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe strukturat vendore të Durrësit kanë ardhur edhe Forcat e Armatosura, duke ndërhyrë në zonat problematike për të larguar ujin nga banesat e bizneset si dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.