14nëntor 2015 – Një i dënuar në Burgun e Peqinit, del me leje 7-ditore dhe kryen një tjetër vjedhje me dhunë. Viri Shakaj, 29 vjeç, nga Vranishti i Vlorës, mesditën e djeshme e kishte dhunuar dhe më pas i kishte marrë një 51-vjeçari 4 mijë lekë. Sipas policisë, Viri Shakaj, është dënuar me 6 vite burg për veprën penale "Vjedhja e kryer në bashkëpunim" dhe aktualisht është duke vuajtur dënimin në Burgun e Peqinit, pasi i kanë mbetur edhe 15 muaj për të vuajtur.
Gjithashtu, Viri Shakaj ka marrë një leje 7-ditore nga Burgu i Peqinit që në datën 11.11.2015, për arsye familjare, periudhë kohore e cila ndërpritet nga arrestimi në flagrancë që i është bërë këtij shtetasi për veprën penale "Vjedhje me dhunë".
/portali DurresLajm/