Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose po raporton në Komisionin e Sigurisë këtë të hënë.
Gjatë raportimit ai theksoi se një tjetër problematikë në burgje është cenimi i sigurisë në burgje, nga futja e sendeve të palejueshme deri te dronët, siç ishte rasti i fundit i Peqinit.
Xhaferri: Burgu i Peqinit ishte kthyer në hotel me 5 yje, e paprecedentë.
Qose: Janë marrë masa pas ngjarjes, asnjë nga punonjësit nuk e ka lënë detyrën por kanë vepruar deri në fund, këto janë ngjarje që ndodhin, kanë ndodhur dhe në Angli dhe Meksikë. Kamerat kanë qenë të gjitha të fokusuara në kohë reale, punonjësit kanë qenë vigjilentë.