Një burg në Indonezi është përfshirë nga zjarri, duke të lënë të vdekur të paktën 40 persona.

Sipas mediave atje, zjarri ka shpërthyer rreth orës 1 pas mesnatës.

“Shkaku i këtij zjarri është duke u hetuar”, tha ministrja Rika Aprianti, duke shtuar se të burgosurit ishin ende duke u evakuuar nga burgu në provincën më perëndimore të Java-s.

Sipas saj, blloku strehonte të burgosurit që mbaheshin për vepra të lidhur me drogën dhe kishte një kapacitet për 122 persona.