ANGLI, 13 mars 2013– Burrat evropianë kanë mbetur prapa grave në aspektin e jetëgjatësisë. Edhe pse njerëzit janë duke jetuar më gjatë se kurrë më parë, burrat duket se janë “një brez prapa grave”, thonë autorët e një hulumtimi të ri. 

Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka studiuar të dhënat për afro nëntë milionë njerëz në 53 vende. 

Ai vë në pah se burrat nuk e kanë arritur ende rritjen mesatare në vitet e jetës, të cilën gratë e kanë gëzuar në vitin 1980, raporton BBC. 

Hendeku midis gjinive është 7.5 vjet. 

Hulumtuesit thonë se mënyra e jetesës dhe dallimet profesionale “shpjegojnë kryesisht këtë hendek”. 

Ata po ashtu theksojnë se rreziqet kryesore për shëndetin e evropianëve sot vijnë nga pirja e duhanit dhe përdorimi i dëmshëm i alkoolit. 

Sëmundjet kardiovaskulare mbesin vrasës të mëdhenj, për t’u pasuar nga kanceri.