24 qershor 2015 – Një 31-vjeçar është arrestuar nga uniformat blu, pasi akuzohet për një sërë grabitjesh në bashkëpunim me bashkëshorten e tij 17-vjeçare.
Në pranga kanë rënë Fodion Cepaj, i cili në bashkëpunim me gruan E. Thanasi, kanë kryer gjashtë vjedhje.
Në total, çifti ka vjedhur dhe përvetësuar rreth 203 mijë lekë të rinj dhe 170 euro. Mësohet se 17-vjeçarja do të hetohet në gjendje të lirë.
Grabitjet e çiftit:
Më datë 05.06.2015, në lagjen “Pavarësia”, në një dyqan rrobash, në pronësi të shtetases: F.Sh. kanë vjedhur një portofol me 28.000 lekë brenda.
Më datë 20.06.2015, në lagjen “Pavarësia”, në një dyqan rrobash, në pronësi të shtetases: M.V. kanë vjedhur një portofol me 120 euro dhe 20.000 lekë.
Më datë 21.06.2015, në lagjen “Pavarësia”, në butikun e rrobave “Prestigj”, në pronësi të shtetases: Z.V. kanë vjedhur një portofol me 98.000 lekë.
Më datë 22.06.2015, në lagjen “Lef Sallata”, në një dyqan rrobash, në pronësi te shtetases: S.V. kanë vjedhur një portofol me 5.000 lekë.
Më datë 13.06.2015, në lagjen “Lef Sallata”, në një dyqan rrobash, në pronësi të shtetases: Y.B. kanë vjedhur një portofol me 35.000 lekë.
Më datë 19.05.2015, në lagjen “Pavarësia”, në një dyqan rrobash, në pronësi të shtetases: B.N. kanë vjedhur një portofol me 17.000 lekë dhe 50 euro.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/