Një çift bashkëshortësh bashkë me një tjetër grua hiqeshin si fallxhorë duke mashtruar njerëz të ndryshëm dhe më pas u vidhnin para e bizhuteri.

Policia e Kukësit ka vënë në pranga tre personat e akuzuar për vjedhje me anë të mashtrimit, të cilët janë Ardian Rakipi, 43 vjeç, bashkëshortja e tij Vjollca Gatali, 43 vjeçe dhe Elena Muhaxheri, 36 vjeçe nga fshati Halil i Krujës. 

Duke u hequr si fallxhorë ata i kanë vjedhur në banesë një 61-vjeçareje 500 euro, 3 mijë lekë, një varëse floriri, vathë floriri, dy unaza serm e më pas janë larguar në drejtim të Dibrës.

Këto sende u janë gjetur në momentin e arrestimit. Gjithashtu është sekuestruar dhe mjeti me të cilin lëviznin në zonë.