Burrë e grua nga Tirana që hipën mbrëmë mbi një vinç 30 metra të lartë te diga e liqenit e kërcënonin se do të hidheshin, duket se kanë qëndruar gjithë natën aty.
Ferdinand dhe Teuta Saraçi që pretendojnë se kanë një konflikt pronësie ndodhen ende në majë të vinçit edhe mëngjesin e sotëm.
Bëhet fjalë për dy ish të përndjekur që i kanë kërcënuar se do t’i nxjerrin nga shtëpia, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ata zgjedhin këtë formë ekstreme për të protestuar. Ata janë shprehur se ndërsa kunata do t’i nxjerrë nga shtëpia, policia qëndron indiferente ndaj kërkesave të tyre.





